“Këtu ka arinj”, Buçko tremb keq Ditean, momente epike mes dy fermerëve

Ditea dhe Buçko po shijojnë eksperiencën e tyre larg pjesës tjetër të fermerëve. Ata ndodhen në ishullin Arameras.
Gjatë qëndrimit të dyshes nuk kanë munguar as momentet gazmore. Në Arameras kanë qëndruar pak ditë më parë dhe Mariana me Valerin. Teksa dy fermerët po eksploronin vendin, janë mahnitur nga bukuria.
“Çfarë mrekullie! Si bënte Valeri, ishulli është i imi, por jo. Aramerasi është i joni”, thotë Ditea.
https://www.instagram.com/reel/C7CYMx8IgmA/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Gjithashtu Ditea gjatë eksplorimit të Arameras, me batuta i thotë Buçkos se në ishull ka arinj, por kjo ka rezultuar keq për fermeren. Pikërisht pas kësaj bisede, Buçko tremb keq Ditean. Të dy fermerët “shpërthyen” në të qeshura.
Të dy fermerët janë të monitoruar me kamera 24 orë në 24. Vetëm njeri prej tyre do të rikthehet në “Ferma VIP” në bazë të votave të teleshikuesve. /vizionplus.tv
https://www.instagram.com/reel/C7CYwR7oAgz/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==




