Zbardhet dëshmia e Stjuart Smakaj, i cili vrau shokun e tij të ngushtë Gledis Kraja. I penduar dhe në një gjendje të rënë psikologjike, përpara grupet hetimor Smakaj u shpreh se ka vrarë aksidentalisht shokun e tij, pasi donte që të ekzekutonte Denis Halilin.
Smakaj shtoi se ai nuk e dinte që Kraja ishte në makinën drejt të cilës qëlloi me breshëri plumbash.Ai ka qëlluar nga kati i dytë i banesës së tij, ndërkohë që shënjestra ishte Denis Halili, me të cilin kishin debate për një vend parkimi.
Ndërkohë Halili është shprehur se është shtrirë në tokë dhe më pas ka parë Krajën që u rrëzua në tokë.
Mësohet se shkak i debatit mes Smakaj dhe Halili ishte parkimi i furgonit të mobilerisë. Ndërkohë në kërkim është vëllai i autorit Sebastian Smakaj.
Stjuart Smakaj është me precedent penal. Në vitin 2015 ai u arrestua së bashku me 3 persona të tjerë, pasi sulmuan tre punonjës policie me levë hekuri duke i plagosur.





