Ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në fshatit Bularat në Gjirokastër, fshat i banuar nga minoritarë grek, ka rindezur polemikat në të dy shtetet.
Ashtu si në raste krizash të ngjashme, tonet nocionaliste nuk kanë munguar përkundrazi kanë shpërthyer edhe këtë herë duke opërhapur një lloj klime aspak miqësore midis dy popujve.
I ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus për të folur më shumë rreth këtyre marrëdhënieve është ish-deputeti në kuvendin e Shqipërisë dhe perfaqesues i minoritetit grek, Thoma Miço.
Më poshtë intervista e plote e Miços e dhënë për edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus;
Si e keni parë dhe si e gjykoni të gjithë ngjarjen e bularatit?
Ngjarja është e rëndë, gjithë aktorët dhe faktorët e kanë përcaktuyar të tillë, një ngjarje që nuk duhet të ndodhte dhe askush nuk donte që ajo të ndodhte, me përjashtim të grupimeve nacionaliste, të njerëzve që rrojnë që e kanë ushqim të përditshëm pseudonalizmin, sepse nacionalizmi është dashuria për atdheun, por pseudonacionalizmi është një urrejtje që kanë për fqinjët një urrejtje që kanë për shtetet e tjera dhe shtetas të huaj, dhe në këtë rast u është dhënë ushqim atyre. Sipas meje media ka lozuar rolin e saj në të dyja krahët akse negative, por është positive fakti që qeveritë, ministritë e Jashtme kanë këmbyer deklarata normale që kanë bërë dhe thirrje për ulje tonesh dhe që i kanë adresuar dhe pak deklaratës paksa në një retorikë të avancuar paksa të zotit Rama, i cili gjithmonë pararend dhe thotë se është ekstremist janë gjëra që këto të ngacmojnë.
Në Athinë Z.Miço ka pasur dy qëndrime, që dhe ju e përmendet se janë qëndrimi zyrtar i saj ishte më i përmbajtur dhe i opozitës, për të mos folur për ekstremin politik në Greqi. Si e shikoni qëndrimin midis dy qëndrimeve në Athinë dhe si ndikon ai në të gjithë këtë klimë politike?
Duam s’duam ai ndikon, pasi është mbarsur tani opinion ai grek me informacione që jepen se Kostandinos Kaçifas është vrarë për arsye se ka mbrojtur flamurin grek dhe pë rata ai është një hero. Nga ana jonë është mburrja e forcave RENEA që goditën në ballë jan sërish një ekstrem tjetër, larg nga ky ekstrem qëndron opozita greke dhe deri diku dhe ajo shqiptare dhe kjo është gjë e mirë për ta kapërcyer këtë. Nuk më ka ardhur mirë sot që prokuroria nuk po binte dakord për të bërë një hetim të përbashkët, unë nuk shikoj asgjë të keqe në këtë hetim të përbashkët pasi mund të shmanget, për mua sipas informacionit që unë kam se i riu 35-vjeçar të rrezikonte jetën e banorëve aq më shumë në një deklaratë të ministrisë së Brenshme të Drejtorisë së Policisë që thuhet se kanë thirrur banorët të cilët rrezikoheshin, nga kush rrezikoheshin.
Z.Miço nuk na rezulton që të ketë hetime të përbashkëta shqiptaro-greko në rastin kur shqiptarë janë keqtrajtuar madje dhe kanë humbur jetën nga forvcat e rendit në Greqi, përse duhet të ketë për këtë rast?
Duhet të ketë nga moment që duhet të dali një e vertëte këtë e them dhe si jurist të mos kondestohen hetimet përpjekjet e vërteta për të gjetur të vërtetën për të parë se cili është shkaku si lindi konflikti, si arritëm në eleminimin e të riut. Në të gjithë rastet unë jam dakord që kur palët kërkojnë prokuroria ose institucione të caktuara nga ligji kërkojnë që të hetojnë një hetim të përbashkët atëherë duhet të zhvillohet. Pse ne marrim ekspertizë nga skandalet angleze amerikanë, pse të mos bashkëpunojmë dhe me fqinjin.
Si i gjykoni ju qëndrimet politike në Tiranë, pasi dhe këtu janë të distancuara, qëndrimi i qeverisë dhe i opozitës, sigurisht është pjesë e debatit politik të brendshsëm po ju si pjestar i pakicës greke si ju tingëllojnë këto qëndrime?
Mua ajo që më intereson është se nga zhvillime të tilla nga mosarritja e një bashkëpunimi të mirë jo pozit-opozit, por ndërshtetërore, minoriteti është ai që është sensibël ndaj kësaj marrëdhënie. Është ai që faktorizohet dhe merr bonuse pozitive në kushtet e normalitetit dhe është ai që ndërshkohet dhe terrorizohet. Pra ju keni shkuar dhe e keni parë atje një popull të terrorizuar, përsa i përket opozitës unë nukë mund të ndërhyr ajo ka mbajtur qëndrimin e saj po ashtu edhe qeveria ka mbajtur qëndrimin e saj dhe e ka justifikuar pa dalë akoma ekspertiza jo vetëm mjeko-ligjore po një hetim për ngjarjen se kush e provokoi dhe a ka pasur provokim. A është vërtet një vrasje e ftohtë e paramenduar është një përpjekje për të parë a janë kaq flamur. Qëndrimi pozitë-opozitë sipas meje është normale.
Si i konsideroni marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë duke pasur parasysh, se që nga viti 2006 asnjë kryeministrër i Shqipërisë nuk ka bërë vizitë zyrtare në Athinë, pra 12 vjet kurse një kryeministër i Greqisë në Tiranë për herë të fundit ka ardhur në vitin 2009, pra më shumë se 9 vjet më parë.
Kohët e fundit, ajo që kanë bërë dy Ministritë e Jashtme, ishin afër një marrëveshje shumë afër që do të zgjidhnin marrëdhëniet 90 vjeçare midis dy vendeve nën fokusin e kësaj ngjarje edhe këto largohen, ti thua 18 vjet por largohen me disa vjet. Me këtë shkojmë ne më mbrapa shkon dhe Greqia me interest që ka, shkoj të dy shtetet me interest që kanë dhe mbi të gjitha ka interes populli se të gjithë politikat bëhen në interest ë tij, edhe të minoritetit që jeton në shqipëri por edhe të disa mijëra emigranbtëve që jetojnë atje. Ju përmendët disa fakte që kanë filluar përplasje, pse sepse ndikohen nga kjo klimë e keqe që ndodh dhe që fatkeqësisht nxiten dhe nga mediat të cilat duhet të kenë kujdes, duhet të kenë të paktën një deontollogji minimale, dhe tu referohen burimeve sa më të pranueshme.





