Subscribe

Pak minuta më parë ka votuar kandidati i PD për bashkinë Dibër, Luan Haka.

 

Ne nje prononcim per mediat, Haka tha se Dibres i ka ardhur koha “qe te kete nje kryetar bashkie dhe jo nje kryetar bashkie qe drejtohet nga Tirana, nga ministra dhe drejtore ne Tirane”.

 

“Sapo votova, dhashë nje votë për Dibrën dhe për dibranët. E nesërmja do të jetë më ndryshe. Mendoj se Dibrës i ka ardhur koha qe të ketë një kryetar bashkie dhe jo një kryetar bashkie qe drejtohët nga Tirana, nga ministra dhe drejtorë në Tiranë. Në Lurë sot nuk shkojnë dot për të votuar sepse nuk ka rrugë. Sikur ato lekë që kanë harxhuar në këto ditë nga misnitra dhe drejtore sot Lura do të kishte nje ditë ndryshe. Fitore per PD!”, tha Haka.

 

Duke folur per problematikat e hasura deri me tani ne procesin e votimit, kandidati i PD tha se janë konstatuar shkeljet para zgjedhjeve.

 

“PS dje ka shpërndarë ndihmë ekonomike duke dhënë militanteve lekë për zgjedhjet. Të gjitha komunat nga Sllava, Arrazi, Luzni dhe Maqellare. Faktet konkrete kemi bërë denoncime ne SPAK. Ditet në vijim do jetë çdo gjë transparente”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *