Policia e Durrësit ka arrestuar një 34-vjeçar, shtetas çek, i cili akuzohet se ka vjedhur një makinë në Portin e Durrësit.
Policia njofton se në kuadër të operacionit “Perimetri” u vu në pranga shtetasi J. K., 34 vjeç, banues në Çeki, i cili dyshohet se më datë 13.07.2025, në Portin e Durrësit, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit A. Ç., 59 vjeç, banues në Durrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.





