E premte, 16 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vodhen argjendarinë me vlerë të madhe/ Pranga dy vëllezërve hajdutë

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kishin grabitur në një argjendari bizhuteri me vlerë 8 milionë lekë.

Në pranga kanë rënë Arlind dhe Arvid Spahija. Autorët mësohet se ishin me precendentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes, ndërkohë që gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjet edhe një sasi kokaine.

Reklamë

Sipas uniformave blu, dy vëllezërit në rrugën “Muhamet Gjollesha”, vodhën një argjendari dhe më pas u larguan me një automjet tip “Benz”.

Mësohet se vëllezërit Spahija ishin dënuar më heret në Ilali për vjedhje.

Reklamë

Gjatë kontrollit të banesës policia gjeti një sasi lende narkotike si dhe disa sende me vlerë të dyshuara të vjedhura.

Dyshohet se dy vëllezërit kishin kryer edhe disa vjedhje të tjera në Tiranë, per te cilat policia po vijon hetimet.

Më shumë video

Reklamë