Grupi “Concord Investment”, prezantohet tashmë si një prej investitorëve më të njohur në Shqipëri duke spikatur me investimet e tij në segmente të ndryshme në industrinë e ndërtimit duke filluar nga “real estate”, “retail”, apo në turizmin elitar si dhe së fundmi edhe në strukturat e hotelerisë me 5 yje.

 

 

Nëpërmjet kompanisë së ndërtimit “Edil AL”, janë realizuar me sukses disa prej projekteve më të rëndësishme kryesisht në Tiranë, duke konfirmuar edhe një herë rolin e saj si një kompani leader në industrinë e ndërtimit në Shqipëri.

 

 

Elementët e këtij rrugëtimi të suksesshëm dhe vizioni për të ardhmen duke ndërtuar kudo me standarde cilësore, u trajtuan së fundmi në Konferencën e organizuar nga “OZ Marketing” dhe bashkia e kryeqytetit, me temë: “Mbi vlerën e pronës në Tiranë”.

 

 

Drejtoresha e Shitjeve dhe Marketing e Grupit “Concord Investment” Ermira Brozi, e cila ishte një prej panelisteve në konferencë, u shpreh se e ardhmja janë ndërtimet me fasada të ventiluara, hapësira të gjelbra dhe të bollshme.

 

 

 

Së fundmi konstatohet një kërkesë në rritje për të jetuar në periferi të Tiranës, aty ku aktualisht janë duke u ndërtuar disa rezidenca luksoze të përbëra nga vila dhe “palazzina”, të cilat pozicionohen kryesisht pranë qendrave tregtare, për çdo nevojë a shërbim.

 

 

Përsa u përket ndërtimeve komerciale, duhet nënvizuar fakti se “Concord Investment” ndërtoi “Tirana Industrial Park, një koncept avangard që ndeshim kudo në Europë.

 

 

Në fokus të zhvillimeve më të fundit në industrinë e ndërtimit dhe risive të cilat “Edil AL” implementon, është rritja e standartit të ndërtimeve si dhe krijimi i kushteve cilësore për banim, element ky që shoqërohet me rritje në kohë të vlerës së apartamenteve të tregut të pronave në Tiranë.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *