Subscribe

Nje pjese e qytetareve te kryeqytetit, do te paguajnë nje fature edhe me te shtrenjte te ujit te pijshëm per muajt tetor, nëntor dhe dhjetor. Ky vendim lidhet me taksen e ndërtesës qe vilet ne faturën e ujit. Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve te Tiranës, shpjegon se detyrimi lidhet me faktin se kjo takse nuk është vjele per muajt shkurt, mars dhe prill, te këtij viti. Ndaj arkëtimi i saj do te behet ne muajt e mbetur. Konkretisht, nese ne faturën mujore tarifa per këtë takse ishte 100 leke, tashme per tre muajt ne vijim do te jete 150 leke. Por Drejtoria e Ujësjellësit, nuk jep te dhëna se sa familje janë debitore ndaj kësaj takse. Nga janari i vitit qe vjen, situata kthehet ne normalitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *