E premte, 16 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fëmija 4-vjeç bie nga kati i dytë i banesës në Korçë, transportohet te Trauma

Një fëmijë 4-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i një banese në fshatin Vinçan të Korçës, duke pësuar dëmtime serioze në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri ka qenë duke luajtur në katin e dytë të banesës ku jeton së bashku me prindërit, kur për rrethana ende të paqarta ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë.

Reklamë

Pas ngjarjes, fëmija është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se pritet transferimi i tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Mjekët raportojnë se aktualisht 4-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, gjendja e tij do të vlerësohet më tej nga specialistët në kryeqytet, pasi ekziston dyshimi për dëmtime të brendshme që kërkojnë ekzaminime të specializuara.

Reklamë

Rrethanat e plota të ngjarjes janë ende duke u verifikuar.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë