Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet sot në Tiranë, ku pritet të takohet pas pak minutash me kryeministrin Edi Rama dhe më pas t’i bashkohet samitit në nder të Ukrainës.

Para këtij takimi Zelensky ka reaguar përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar Ramën një mik të pakompromisë të Ukrainës.

Lexo edhe :

Related Posts

“Sot ndodhem në Tiranë. Do të takohem me Edi Ramën, një mik të pakompromis të Ukrainës dhe do të marr pjesë në samitin “Ukrainë – Evropë Juglindore”.

Ne do të zhvillojmë negociata me Kryeministrin e Shqipërisë dhe ekipin e tij për bashkëpunimin në mbrojtje dhe politikë, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe punën për marrëveshjet e sigurisë. Shqipëria është një nga vendet që iu bashkua Deklaratës së Vilniusit të G7, për të cilën jemi shumë mirënjohës.

Në samitin “Ukrainë – Evropë Juglindore”, i cili mbahet për herë të dytë, do të flasim për rrugën tonë të përbashkët drejt qëllimit euroatlantik. Unë ofroj të mbështes përpjekjet e Ukrainës për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, organizimin e Samitit Global të Paqes në Zvicër.

Do të zhvilloj takime dypalëshe me pjesëmarrësit e samitit”, shkruan Zelensky. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *