Subscribe

Shkarkimi nga detyra i prokurores së Tiranës, Antoneta Sevdarit, njëherazi edhe anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka sjellë reagime të forta në radhët e juristëve, të cilët thonë se ky rast njollosi reformën.

 

Saimir Vishaj, anëtari i Komisionit të Monitorimit të Reformës në Drejtësi thotë se ndonëse Vetingu po funksionon, ai po shkarkon prokurorë e gjyqtarë me integritet, e po certifikon ata që kanë probleme me ligjin.

 

Vishaj shprehet më tej, se një tjetër moment i vështirë për gjyqësorin është edhe vendimi për të kontrolluar banesën e gjyqtarëve që i ulën dënimin Dritan Dajtit.

 

Tre ditë më parë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të shkarkojë Sevdarin nga radhët e sistemit të drejtësisë, pasi nuk justifikonte një shumë parash që bashkëshorti i saj kishte krijuar shumë vite më parë në emigracion, në Greqi dhe Arabinë Saudite.

 

Vendimi nuk është pritur mirë as nga familjarët e Sevdarit.

 

Në një reagim në rrjetet sociale, xhaxhai i saj, poeti Sadik Bejko, shprehet se Antoneta ishte zgjedhur në drejtësi nga populli, por u shkarkua nga partia.

 

Tashmë, me shkarkim nga detyra të Sevdarit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbetet me 10 anëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *