Deklarata e eksperteve te organizatës boterore të shendetësisë se virusi sars cov 2 nuk doli nga laboratori i qytetit Vuhan, shkaktuar reagime të ashpra.

Një ditë më parë ekipi i OBSH-së pretendoi se ishte shkencerisht e pamundër që virusi të ketë rrjedhur nga laboratori dhe se për këtë arsye do të ndalonin hetimet mbi këtë teori.

Por ky vendim nuk është mirëpritur nga disa ekpertw të cilët akuzojnë obsh se po fsheh të vertetën, raporton Vizion Plus.

 

Jamie Metzl, këshilltar i OBSH-së, tha se  një vendim i tillë do të ishte i pranueshem vetem nese ekspertet  do të kishin akses në të gjitha të dhenat pa mbikqyrjen e autoriteteve kinez.

 

JAMIE METZL

KËSHILLTAR I OBSH-së

 

“Hetuesit e OBSH  gabuan 100% kur thanë se nuk duhet të shqyrtojmë në mënyrë aktive të gjitha hipotezat e origjinës pandemike, përfshirë një rrjedhje aksidentale laboratori. Që ta bënin më të besueshëm një pretendim të tillë, duhet të kishin pasur qasje të plotë dhe pa kufizime në të gjitha të dhënat, regjistrimet, kampionet e para dhe personelin kyç të këtij instituti dhe laboratorëve të tjerë, por kjo nuk ndodhi.”

 

Edhe Sam Armstrong, drejtori komunikimi në “Henry Jackson Society”, një institucion  për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare trans-Atlantike, tha për mediat britanike se ekpertet morën këtë vendim pa asnjë provë konkrete .

 

SAM ARMSTRONG

DREJTORI KOMUNIKIMI NE HENRY JACKSON SOCIETY

 

“OBSH praktikisht u pajtua me një hetim të përbashkët me Partinë Komuniste Kineze, dhe i thanë të gjithëve atë duhet të dëgjonin.Ata e përmbysën që në fillim pa asnjë provë tezën e daljes aksidentale të virusit nga laboratorit”

 

Ekipi i OBSH-se eshte kritikuar shume here për vonesa pasi verifikimet u bene plot nje vit nga shfaqja e rasteve te para me  covid 19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *