Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të hënë se të tjera vaksina Pfizer kanë mbërritur në Shqipëri.

 

Kësaj radhe kanë zbritur në aeroportin “Nënë Tereza” 44.460 doza të Pfizer, ndërsa thirrja e kryeministrit është që të gjithë të shfrytëzojnë ditët e mbetura të gushtit për t’u vaksinuar pa pengesë.

 

“🧪44,460 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”👉duke e çuar në 1,845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv🙏

#MbroShëndetin

#VaksinatShpëtojnëJetë💉

#ShqipëriaBuzëqesh🌼”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *