Nga dita në ditë vijon të rritet numri i shtetasve shqiptarë që hyjnë në vendin tonë përmes pikave të kalimit kufitar të qarkut të Korçës.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit bëjnë të ditur se 26 emigrantë kanë hyrë ditën e sotme nga Kapshtica.

Ata kanë qenë të pajisur me pasaporta biometrike, ndërsa kanë pranuar që të akomodohen në hotel për 14 ditë.

Pas përfundimit të procedurave kufitare dhe atyre shëndetësore 14 emigrantët janë dërguar në një prej hoteleve të Pogradecit.

Ndërkohë në të gjithë qarkun e Korçës janë karantinuar në hotele deri më tani 274 shtetas shqiptarë të cilëve nëse kanë shfaqur probleme shëndetësore të ngjashme me COVID-19, u është bërë tampon, por fatmirësisht deri më tani asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *