Tre shtetas janë arrestuar nga policia e qarkut të Durrësit në tentativë për të kryer vjedhje.

Kapja e grabitësve u bë në qytetin e Durrësit dhe në Krujë.

Në Durrës, policia javët e fundit ka shtuar masat për të siguruar sidomos.

Në kuadër të këtyrfe masave u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një pallat në lagjen nr. 17, Durrës.

Në Krujë, pas informacionit të marrë në rrugë operative se dy të rinj nga Shkodra, të cilët ishin duke qarkulluar me një automjet do kryenin vjedhje në zonën e Krujës, shërbimet e Policisë kanë bërë bllokimin e automjetit dhe të dy të rinjve që ndodheshin në të.

Nga kontrolli i ushtruar në brendësi të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi mjete që shërbenin për hapjen e dyerve të banesave dhe të automjeteve, doreza e pajisje të tjera që do shërbenin për të realizuar vjedhjet.

Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë  i drejtuesit të automjetit, shtetasit  E. R., 25 vjeç, banues në lagjen Dobrac, Shkodër, i dënuar më parë dhe i pasagjerit shtetasit N. P., 23 vjeç,  banues në Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *