Nisja e simpatizanteve shkodran të Pd drejt Tiranës është shoqëruar edhe me tension dhe debatë në disa raste me forcat e rendit.

 

Forca të shumta policie dhe sidomos FNSH-ja e qytetit verior ishin vendosur në Kryebushat për të kontrolluar protestuesit dhe elementet me rekorde kriminale që niseshin drejt kryeqytetit.

 

Kishte nga ata persona të cilëtg udhëtonin me makina private dhe nuk pranonin kontrollet e detajuara te uniformave blu.

 

 

Por rasti që krijoi me shumë tension ishte ai I një mikrobuzi me mbështetes të PD të cilët patën një debat të ashpër verbal me një drejtues policie.

 

Nga protestuesit pati pretendime se ishte forografuar nga forcat e rendit lista e personave që ishin në këtë mjet,cka shkaktoi irritim të madh tek përkrahësit e PD, kryesisht të rinjë.

 

Selia blu thotë se nga qyteti I Shkodrës ka një prani shumë të madh të qytetareve që janë nisur drejt Tiranës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *