Sezoni i dhënies së dhuratave dhe një gjysh nga Nju Xhersi vendosi t’i merrte të njëjtat dhurata secilit prej njëmbëdhjetë nipërve të tij, nga mosha 4 deri në 24 vjeç, në madhësi të ndryshme. Kështu ai u dha atyre një pal shapka Crocs, plus një dhuratë të dytë, një varëse me foto e tij. Entuziazmi mbizotëroi në dhomë, siç mund ta shohim në videon përkatëse, për gjestin e tij praktik dhe në të njëjtën kohë prekës.

87-vjeçari Liam Ryan u bë në TikTok një yll dhe përdoruesit që komentojnë: “Ajka e dhuratave”, “Unë do ta vlerësoja këtë dhuratë përgjithmonë. Ky gjysh është shumë i veçantë”.

Një grua shpërtheu në lot duke parë videon dhe komentoi: “Nuk i kam zili kurrë të tjerët, vërtet. Por kur shoh sesi sillen të dashurit me njëri-tjetrin, si e vlerësojnë njëri-tjetrin…”.

@cbsnewsThis grandpa gave all 11 of his grandkids the most wholesome gift 🥹

♬ original sound – cbsnews

Ka pasur të tjerë që u pajtuan me të: “Jam shumë i lumtur për ata që kanë familje të mëdha, të lumtura dhe padyshim të dashura. Kjo është gjithçka që do të doja”./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *