Aktori i njohur i humorit, Genc Lleshi, ka festuar ditëlindjen e tij të 43-të me një atmosferë plot humor dhe energji. I njohur për shfaqjet e tij komike dhe prezencën e fuqishme në skenë, Genci ka mbushur vitet, por ajo që shquhet më shumë tek ai është energjia e tij rinore dhe të qeshurat që sjell në çdo shfaqje.
Nëpërmjet videove të ndara në rrjetet sociale, festa e tij e ditëlindjes ka sjellë një sërë momentesh humoristik, duke pasqyruar karakterin e tij të veçantë.
Pjesë e produksioneve të njohura si “Al Pazar” dhe “Papare Najt” në Vizion Plus, Genci ka arritur të fitojë dashurinë dhe vlerësimin e publikut përmes punës së tij, e cila është gjithmonë e duartrokitur dhe e vlerësuar. Edhe pse nuk është shumë i hapur për jetën e tij personale, ai është një baba i lumtur i dy djemve simpatikë. Ai vazhdon të mbetet një figurë kyçe në skenën e humorit dhe argëtimit në Shqipëri./vizionplus.tv





