Matteo Salvini u sulmua të mërkurën nga një grua me ngjyrë gjatë vizitës së tij në në rajonin qendror të Toskanës, teksa po bënte fushatë për partinë e tij “Liga” në prag të zgjedhjeve rajonale të përcaktuara për 20 dhe 21 shtator.

Gruja i del para duke i ndërprerë rrugën dhe e revoltuar e kap nga këmisha politikanin italian dhe e gris atë. Momenti kur gruaja e mbërthen nga këmisha u publikua menjëherë në rrjetet sociale

Sipas policisë lokale, gruaja nuk është arrestuar, pasi veprimi i saj nuk u konsiderua si i paramenduar, duke shtuar se ajo po kthehej nga puna, kur rastësisht hasi në një grup të mbështetësve të Salvinit.

Ndërkohë, Salvini tha se agresorja duhet të ndjehet e turëpruar, me argumetin se çdokush mund të ketë qëndrime të ndryshme politike, por jo duke përdorur dhunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *