Subscribe

Komisioni i medias u shndërruar sot në një skenë debati të ashpër mes dy pjesëve të Partisë Demokratike, deputetëve demokratë të drejtuar nga Sali Berisha e Gazment Bardhi dhe deputetëve të drejtuar nga Lulzim Basha.

“mos u bej fasadë, mos u bëj fasadë”

Lexo edhe :

Related Posts

Shkak u bë vendimi i Flutura Açkës, kryetares së komisionit të medias, për të zhvilluar mbledhjen fizikisht në një kohë kur opozita ka paralajmëruar se do të bllokojë çdo mbledhje të parlamentit. Flamur Noka e Gazment Bardhi i kërkuan zonjës Açka të ndërpresë mbledhjen e komisionit e të ngrejë zërin për të drejtat e opozitës siç janë ngritja e komisioneve hetimore.

Debate mes Gazment Bardhit e Flamur Nokës në njërën anë dhe Flutura Açkës dhe Merita Bakiut në anën tjetër vazhdoi për disa minuta deri sa Noka hoqi mikrofonat dhe kryetarja e komisionit Flutura Açka e mbylli mbledhjen

Gjatë debatit në komision Bardhi u kujdes të vinte në dukje se nuk ka asnjë kritikë për deputetët demokratë, por ai akuzoi ashpër Lulzim Bashën i cili sipas tij po i shërben interesave të kryeministrit Edi Rama.

“Lulzim Basha është shërbëtor i regjimit, dhe një zagar që ka shitur interesat e demokratëve”

Kryetarja e komisionit të medias Flutura Açka në përfundim të debatit shpjegoi se ajo mbështet kërkesat e kolegëve demokratë për komisionet hetimore, por mendon ndryshe nga ta për mënyrën se si bëhet opozita në parlament

“Sot përballem me një përplasje, me një keqkuptim me kolegët e mi të cilët mendojnë se duhet ta mbajmë në kaos parlamentin. Personalisht e shoh si një gjest jo të mirë dhe jashtë detyrës sime si deputete që të dal në rrugë në korridore, të bërtas në korridore e komisione e te mos bëj detyrën time e tu tregoj shqiptarëve se ku i ka plagët kjo qeveri”

Demokratja Flutura Açka ishte e vetmja që tentoi të zhvillonte mbledhjen në sallën e komisionit; të gjitha komisionet e drejtuara nga socialistët u zhvilluan online për të shmangur përplasjen me opozitën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *