Nga Bajram Begaj

Dëshiroj ta filloj duke ju falënderuar për mikpritjen, ngrohtësinë dhe përkujdesjen që na ka shoqëruar gjatë gjithë vizitës. Kudo ku kemi shkuar, jemi ndjerë si në shtëpinë tonë. Takimet me qindra arbëreshë të të gjitha moshave kanë gdhendur tek unë kujtime të paharrueshme.

Me zemër, faleminderit!

Kjo është etapa e fundit e vizitës sime, por jopër nga rëndësia. “Ëmbëlsira lihet për në fund”,- thotë populli ynë.
Është kënaqësi dhe nder i veçantë për mua të flas përpara jush. Xangarona është e vogël, por me domethënie të madhe. Ju jeni prova më e mirë se si mund të imagjinohet dhe realizohet një projekt që ndërthur mënyrën e jetesës dhe arritjen personale me rivendosjen e traditave arbëreshe dhe të veprimtarive kulturore qëpërforcojnë ndjenjën e komunitetit. Kjo, në kohën tonë, është e jashtëzakonshme.

Në veçanti ju, rinia e Xangaronës, jeni shembull frymëzues për të gjithë ne. Pavarësisht joshjes së qendrave urbane të mëdha, ju keni zgjedhur të qëndroni këtu, në Arbërinë e Kalabrisë, ku rrënjët tuaja janë të thella e ku çdo gur, çdo rrugicë flet për historinë dhe kulturën arbëreshe.

Ju jetoni në këtë tokë dhe e bëni atë të lulëzojë, duke sjellë energji të reja dhe një model të jetesës që respekton traditën, por njëkohësisht,është i hapur edhe ndaj inovacioneve dhe mundësive moderne.
Xangarona përbën një shembull perfekt tëndërveprimit midis historisë dhe traditës, si dhe mund të përfaqësojë një model suksesi shoqëror të mundshëm, (të realizueshëm) dhe tëqëndrueshëm. Ruajtja e zakoneve dhe traditave nuk është thjesht një çështje kujtimi, është një akt i vazhdueshëm i krijimit dhe rindërtimit të identitetit tonë.

Gjatë vitit të kaluar pata rastin të shoh punën tuaj për mbrojtjen dhe promovimin e trashgimisë kulturore arbëreshe, e cila në këtë provincë të Katanxaro-s, së bashku me fshatin fqinj, Vena di Maida, dhe komunat e Andalit, Karafa-s e Katanxaro-s (Caraffa di Catanzaro), Gixeria (Gizzeria) dhe Marçeduza (Mercedusa), mund të krijojë një projekt ambicioz për rritjen e një identiteti që daton prej shekujsh e të një sistemi kulturor që integrohet plotësisht në territorin e mrekullueshëm kalabrez.
Sot, në këtë shesh, falë pranisë aq të ndjeshme të komuniteteve binjake të kësaj province, ju keni arritur të rikrijoni një përvojë unike, që shfaq cilësitë pozitive të të gjithë arbëreshëve të këtij territori.

Falë këtyre momenteve, ku komunitetet mblidhen bashkë, mund të ndërtohet një mundësi për përparim dhe marrëdhënie më të ngushtë për shkëmbim dijesh dhe për ide të reja për të punuar bashkë. Në këtë mënyrë, do të kultivoni ndjenjën tuaj të përkatësisë, që është kushti i pazëvendësueshëm për të afirmuar historinë tuaj të veçantë si shqiptarë të zhvendosur e të integruar në tokën e Kalabrisë.

Arbëreshët duhet të njihen gjithnjë e më shumë në brezat e rinj dhe të jenë qendra e çdo projekti dhe aktiviteti të realizuar nga institucionet rajonale e lokale. Të rinjtë arbëreshë duhen tëkenë mundësi të tregojnë aftësitë e tyre kreative dhe inovative.
Duke iu drejtuar veçanërisht të rinjve, dua t’ju inkurajoj të vazhdoni të jeni ambasadorë të vlerave tuaja. Përdorni çdo mjet që keni në dispozicion, nga teknologjia, deri te mediat sociale, për të treguar historinë tuaj unike dhe për të ndikuar pozitivisht në komunitetin tuaj emë gjerë. Jini krenarë për atë që jeni dhe atë që përfaqësoni!

Tregojuni botës për thesaret e këtushme, bukurinë e veshjeve, për argjendarinë dhe zbukurimet e kostumeve tuaja karakteristike, qëprodhohen në mënyrë artizanale nga rrobaqepës duarartë. Ekspozoni artin e mrekullueshëm tëpikturës së shprehur gjatë gjashtë shekujshhistorie. Përhapni meloditë e këngëve dhe motivet e valleve të gëzueshme.
Në këtë rrugëtim do të na keni në krah. Prania ime këtu sot tregon se sa me rëndësi janë lidhjet tuaja me Shqipërinë. Këto lidhje janë të rëndësishme për të mbajtur gjallë jo vetëm ndjenjën e përkatësisë, por edhe për të ndërtuar ura të reja mes dy botëve që, pavarësisht distancës gjeografike, vazhdojnë të ndajnë një zemër të përbashkët.

Ju ftoj të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme ku traditat arbëreshe ruhen dhe bëhen një pjesë jetike e diskursit tonë modern. Rrënjët dhe vlerat e thella na udhëheqin në çdo hap që hedhim drejt një bote që vlerëson dhe feston diversitetin e saj.
Në mbyllje, dëshiroj të theksoj se rinisë duhet t’i jepet me besim e ardhmja e historisë së jashtëzakonshme arbëreshe. Asaj i duhet besuar detyra për të mbrojtur e promovuar një mënyrë jetese dhe modeli shoqëror që është unik në llojin e vet.

Tradita jeton nëse gjen, nëpër shekujt qëkalojnë, një mundësi se si të përthithet nga brezat që takon dhe nga një model që e mban të gjallë, që e integron atë në forma inovative. (Ose: Tradita jeton vetëm nëse përqafohet nga të gjithë brezat dhe nëse integrohet në jetën e përditshme në forma inovative).

Jam i sigurt se në Xangarona, si në çdo vend tjetër të Arbërisë, do të ndodhë pikërisht kështu. Kemi detyrimin t’iu besojmë të rinjve dhe t’i mbështesim ata, veçanërisht në këtë moment historik për të gjithë njerëzimin.
Faleminderit për angazhimin tuaj dhe frymëzimin që na jepni çdo ditë! /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *