E martë, 27 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Basha: Bardhi dhe Noka janë burrecë, tregojnë forcën me gratë! Janë të dobët

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar lidhur me tensionet e ndodhura sot në Komisionin e Medias, ku deputeti Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përplasur ashpër më dy koleget e tyre të Partisë Demokratike, Flutura Açkën dhe me Merita Bakiun.

Përmes një statusi në rrjetin social “X”, Basha i quan Nokën dhe Bardhin burrecë, që sipas tij po tentojnë të tregojnë forcë me gratë, duke i sulmuar ato.

Reklamë

Kjo vetëm provon se sa të dobët janë, përfundon Basha reagimin e tij.

“Turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë. Kjo vetëm provon se sa të dobët janë” shkruan Basha përmes një postimi në “X”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë