E martë, 27 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Votoi në zgjedhje, 94-vjeçari izraelit  humb jetën sapo kthehet në shtëpi, e bija: Ishte i vendosur të ushtronte të drejtën e tij

Një ngjarje e trishtë është regjistruar gjatë zgjedhjeve parlamentare në Izrael, ku 94-vjeçari Israel Kreis ndërroi jetë pak pasi kishte votuar.

Sipas mediave izraelite, i moshuari ishte i vendosur të ushtronte të drejtën e tij të votës, pavarësisht moshës. Vajza e tij, Shirley, e shoqëroi në qendrën e votimit, ku ai votoi për Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Reklamë

Ajo tregoi për median Ynet se i ati kishte dëshiruar shumë të merrte pjesë në zgjedhje dhe nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga vendimi i tij.

Por, pas kthimit në shtëpi, 94-vjeçari doli nga makina, humbi papritur ndjenjat dhe ndërroi jetë në hyrje të banesës.

Pavarësisht dhimbjes për humbjen e të atit, Shirley u shpreh e lumtur që ai arriti të votonte. Ajo e cilësoi atë një shembull për të gjithë, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe ushtrimit të së drejtës demokratike të votës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.