Operacion në bashkinë e Stambollit, 37 persona në pranga, mes tyre 5 nënkryetarë

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion mëngjesin e sotëm në bashkinë e Bakirkoy, në Stamboll, në kuadër të një hetimi për parregullsi të dyshuara në tenderët publikë dhe procedurat e dhënies së lejeve.
Për 68 persona janë lëshuar urdhër-arreste, ndërsa 37 prej tyre janë ndaluar, përfshirë pesë nënkryetarë të bashkisë dhe dy anëtarë të këshillit bashkiak.
Sipas raportimeve, aksioni vjen në një moment të ndjeshëm politik për administratën e Bakirkoy, pasi kryetari i bashkisë dhe disa anëtarë të këshillit bashkiak pritej të largoheshin nga Partia Republikane Popullore (CHP), forca më e madhe opozitare në Turqi, për t’iu bashkuar partisë së re YENİ Parti.
Kjo forcë politike është themeluar nga Ozgür Ozel, me mbështetjen politike të Ekrem Imamoglu, kryetarit të burgosur të Bashkisë së Stambollit.
Për momentin, nuk ka të dhëna që të provojnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes operacionit policor dhe lëvizjeve të pritshme politike në administratën bashkiake.
Hetimet vijojnë, ndërsa pritet të mësohen më shumë detaje mbi akuzat konkrete ndaj personave të ndaluar dhe hapat e mëtejshëm të autoriteteve turke.




