Një një 41-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një atentati në Selanik ditën e sotme.

Mësohet se autorët e atentatit, dy burra dhe një grua, udhëtonin në një mjet tip Renault pa targa.

Më pas, njëri prej personave qëlloi të paktën tre herë mbi 41-vjeçarin, i cili lëvizte me motor dhe sapo kishte hequr kaskën.

Viktima mori një plumb në shpinë, që i preku zemrën, ndërkohë që një tjetër e goditi në shpatull.

41-vjeçari zbriti nga motorri, eci për pak metra dhe më pas u rrëzua në tokë i vdekur. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *