Subscribe

Valbona Selimllari ka qenë e ftuar sot në “Living Room”, ku ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj.

Ajo i tregoi moderatores Brunilda Lahe sekretet e saj të bukurisë dhe marrëdhënien me fëmijët.

Lexo edhe :

Related Posts

“Adoleshenca është një periudhë shumë e vështirë të cilën nuk e kisha menduar, është një periudhë që kërkon durim. Unë mbaj mend veten time me mamanë në kohën kur unë bëja rebelen sepse doja të bëja atë që mua më pëlqente dhe nuk mendoja për asnjē moment çfarë meraqesh ose frikërash kishte ajo, mendoja që ajo po mē merrte lirinë dhe unë nuk e duroj dot këtë gjë. Kur fillova të rritesha i thash një ditë ” Ma shiko se kjo gjë është me rradhë sot po ta bëj unë ty nesër do të ma bëjnë mua fëmijët e mi”, dhe vërtetë paska qënë njē shkollë të rrisësh 3 fëmijë adoleshent”, tha ajo për fëmijët.

Intervista:

Bruna: Duke qenë se janë në moshën e adoleshencës a pranojnë të bëjnë më foto me ty?

Valbona: Me Vivin bëj më shpesh sepse ajo është ende e vogël kurse me djemtë është disi më e vështirë. Në fakt kam pasur një diskutim me ta sepse më pyesnin që ” Përse ti na fsheh” pra të gjithë atë kujdesin tim ndaj tyre ata e kishin përkthyer sikur po i fshihja. E mu desh tē ulesha dhe t’ia shpjegoja që kishte 2 arsye, e para sepse kam dashur të jem e kujdesshme në marrdhënie me ju dhe e dyta sepse nuk kam dashur që të etiketoheni si fëmijët e Valbona Selimllarit.

Bruna: Cila është ajo gjë që ti dëshiron që ata ta mësojnë prej teje?

Valbona:  Unë i kam dhënë shumë këshilla dhe vazhdoj i jap edhe sot, dhe reagimi i tyre është i paparë sepse bëjnë sikur nuk më dëgjojnë. Por jam përpjekur që vlerat njerëzore: Njerzillëku, Besnikëria, Karakteri të jenë thelbësore te ta.

Bruna: A ke pasur ti projeksione për tē ardhmen e tyre?

Valbona:  Po në fakt po, djalin e madh e kam parë  gjithmonë si një arkitekt sepse e shikoja edhe në punë t e shtëpisë kur po e arredonim që i jepej për këtë fushë, por që nuk e preferon. Djali i dytë është më shumë si unë por nuk ka ende diçka që mund të them që dëshiron të profilizohet kurse Vivien është ende e vogël por i pëlqen shumë shkolla, gjë të cilën nuk mund të them per çunat.

Bruna: Prej teje dua të marr një përgjigje për një paragjykim që ekziston ndaj grave ” Gruaja seks i dobët?

Nën qesh sepse gruaja nuk është aspak seks i dobët. Ajo sjell jetën, përballon gjëra të cilat një mashkull nuk do ti përballonte kurrë. Ajo që mendoj unë është se ne lejojmë shumë gjë kjo që  shfrytëzohet nga meshkujt.

Bruna: Bona le të flasim pak për bukurinë sepse është një temë e cila do të të shoqërojë gjithë jetën. A ka ndryshuar koncepti për konkurset e bukurisë që nga viti 1991 kur u shpalle Mbretëresha e bukurisë shqipëtare e deri më sot ?

Valbona: Për fat tē keq ka paragjykim edhe këtu, ndoshta kjo vjen si pasojë e modeleve të krijuara të cilat për mua nuk janë ato të duhurat. Po mund të them që paragjykohen sepse e shohim të bukur dhe nuk i japin mundësinë që ta shohim përtej të bukurës.

Bruna:  Të ndodh ta shohësh shpesh momentin kur u shpalle më e bukura e trojeve shqipëtare ?

Valbona: Po! Por nuk më pëlqen fare vetja madje them me vete iiiiiiii përse dukesh ashtu. Por patjetër në kontekstin e kohës ishte diçka shumë e bukur. Unë gjithmonë e kam dashur televizionin, dhe mund të them që shumë dyer mu hapën edhe për shkak të kurorës që mora. Në atë kohë nuk dija as si ta trajtoja skenën sepse isha shumë e vogël ende 19 vjeç.

Bruna: Pasi i fokusove për një kohë të gjatë tek familja, u riktheve në ekran me një projekt të cilin shqipëtarët e deshën shumë, i cili ndikonte drejtperdrejt në jetën e tyre?

Valbona:  “Nga e para” ka qenë një nga projektet më të dashura për mua. Do të doja shumë ta risillja. Të qënit njeri na bën më të mirë Bruna. Mbaj mend një episiod që bëmë aq të lumtur një familje duke i rregulluar shtëpinë saqë kur u futën brenda djali i vogël i familjes ishte në prehrin tim dhe ishte aq i gëzuar saqë i rrihte zemra shumë shpejt saqë emocionin e tijë ma përçoi edhe mua. Të bëj njerëzit e lumturu është shumë brenda natyrës time domethënë nuk është një gjë që e bëj sepse duhet e bëj sepse unë kështu jam

Bruna: Ky program të rrinte shumë nën lëkurë ishe ti në “Nga e Para”.

Valbona: Sepse sinqerisht aty nuk ka asgjë të përgatitur.

Bruna: Të ndodh që të takohesh me ndonjërin prej tyre?

Valbona: Po patjeter, nuk takohemi shpesh sepse nuk kam pse gënjej por me disa takohem. Me disa edhe jam mërzitur sepse të gjithë atë që ne e krijuam për të mirë të fëmijëve ata e kanë shpërbërë. Unë e kuptoj ndoshta pamundësia financiare i ka detyruar por ne i bëmë për fëmijët dhe më vjen keq sepse u kthyen aty ku ne i gjetëm.

Bruna: Si është marrëdhënia jote më kremrat, a ke ti një kuti bukurie?

Valbona:  Që në moshën 26 vjeç nuk ndodh të ketë një natë që unë të fle pa vendosur kremin, domethënë  pa hequr make up- in që unë në jetën e përditshme bej shumë pak. Por nuk mund te fle pa hequr rimelin, pa pastruar fytyrën dhe pa vendosur kremin. Edhe sikur te jem e lodhur dhe e mabruar vendosja e kremit nuk mungon. Trajnimet profesionale i kam filluar shumë vonë, i kam filluar kur kam qënë 47- vjeç në këtë moshë për her të parë kam bërë masazh fytyre. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *