E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Nga muzika tek kinemaja, Gjon’s Tears zbulon projektin e ri: Ja artistët shqiptarë me të cilët do të bashkëpunoja

Këngëtari me origjinë shqiptare Gjon’s Tears, i ftuar në studion e “Takohemi n’Vizion”, nën moderimin e Fjodora Fjorës, ka ndarë më shumë detaje rreth jetës së tij personale dhe asaj profesionale.

Për herë të parë, ai ka treguar pasionin e tij për kinemanë, duke zbuluar se ky është një pasion edhe më i madh se muzika.

Reklamë

Gjon’s Tears tregoi se po punon edhe për projekte muzikore për filma.

I pyetur nga moderatorja Fjodora Fjora për jetën sentimentale, këngëtari u shpreh se është mirë me jetën e tij dhe se dashuria është diçka që preferon ta mbajë për vete.

Reklamë

Sa i përket artistëve shqiptarë me të cilët Gjon’s Tears do të dëshironte të realizonte një duet, ai përmendi Aurela Gaçen dhe Elvana Gjatën.

Pjesë nga intervista:

Gjon’s Tears: Më pëlqen shumë të shoh një film. E kam pasion më të madh se muzikën. Se muzika si industri është shumë e lodhshme. Po bëj edhe disa punë për kinema. Po planifikoj muzikë për kinema. Por prapë dua të mbaj një distancë për kinemanë, se s’dua ta di si është. Dua ta shijoj.

Fjodora Fjora: I dashuruar apo single?

Gjon’s Tears: Jam mirë në jetën time. Dashuria është e mirë të ruhet për vete.

Fjodora Fjora: Nëse do të duhej të bëje një duet me një këngëtar shqiptar, kush do të ishte dhe pse?

Gjon’s Tears: Aurela Gaçe, se është një nga këngëtaret më të mëdha të Shqipërisë. Ka shumë këngëtarë të mirë. Kam takuar edhe Elvana Gjatën. Është interesante sepse është shumë e thjeshtë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.