Të mbledhur me mijëra para Ministrisë së Arsimit, studentë nga të gjithë fakultetet nuk kursyen edhe hedhjen e vezëve dhe letrave higjenike drejt kësaj godine në shenjë proteste.

 

Ata janë në ditë e tretë të revoltës së tyre kundër tarifave vjetore të studimit dhe tarifave për provimet e mbartura.

 

Me pankarta në duar dhe me thirrjet: “Ulni Tarifat, Rritni Buxhetin”, “Ne nuk jemi bankomat”, “S’ka heshtje, s’ka pritje”, studentët I kërkuan qeverisë që të tërhiqet nga vendimi dhe të pranojë kërkesat e tyre.

 

Ndërkohë protestës së studentëve I janë bashkuar edhe pedagogë të ndryshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *