Gjykata Kushtetuese me 5 vota pro dhe 4 kundër i tha dje “PO” ardhjes së emigrantëve nga Afrika në Shqipëri. Marrëveshja e nënshkruar mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonit në Romë pak muaj më parë, është kundështuar jo vetëm nga opozita në Shqipëri, por edhe BE dhe organizatat ndërkombëtare.
Avokati Redi Ramaj, i ftuar në studion e “7pa5” në Vizion Plus u shpreh se 3 mijë emigrantë në muaj është numër shumë i lartë që mund të presë një vend i vogël si Shqipëria. Ai shtoi se emigrantët afrikanë do të krijojnë një sërë problematikash, pasi do thyejnë perimetrin e sigurisë dhe do të krijojnë tensione, kjo edhe nga dëshira e tyre për tu larguar në një vend të BE.
“Juridiksioni i përbashkët do të thotë që emigrantët kujt gjykate do i drejtohen për azil, gjykatës së Italisë apo Shqipërisë. Nëse një emigrant ishte në një shtet të caktuar ishte e zgjidhur çështja për të për azil, por tani duke qenë se janë në një territor tjetër duhet parë. Ata duan të arrijnë në një vend të BE dhe mund të thyejnë perimetrin e sigurisë dhe do jetë problem. Ata do kthehene në problem, sepse 3 mijë në muaj janë shumë në një vend të vogël si Shqipëria”, tha avokati.
Ramaj më tej shtoi se nëse kjo marrëveshje e shumëkundështuar, nëse do të shkonte në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut do të kundështohej dhe sipas tij do të krijohej një ngërç.
“Kjo marrëveshje ka problematikat e saj. BE ka dyshimet e saj. Është ngritur pretendimi dje edhe nga opozita pse nuk është marrë mendimi i gjykatës së të drejtave të njeriut. Nëse kjo gjykatë do marrë një vendim ndryshe nga kushtetuesja do kemi një ngërç. Do jenë 3 mijë emigrantë në muaj që do vijnë”, shtoi Ramaj.
Në rast se kjo marrëveshje dështon, problemet më të mëdha sipas avokatit do të jenë për Shqipërinë, si një vend që nuk ka ekonomi. Ai ngriti edhe dyshimet se numri i emigrantëve mund të jetë në rritje në vijim.
“Problemet më të mëdha në rast dështimi do jenë për Shqipërinë. Italia e ka pasur të vështirë të menaxhojë shumë të vështirë të menaxhojë emigrantët që i vijnë në kufi. Shqipëria është një vend pa ekonomi dhe kapacitete që të presë emigrantë dhe do ketë më shumë probleme. Numri i emigrantëve do të rritet dhe do jetë problem për Shqipërinë, sepse edhe pse Italia mudn të sjell para, ne nuk i kemi kapacitetet”, tha Ramaj në Vizion Plus.
Marrëveshja Rama-Meloni sipas avokatit është e sforcuar, kjo për faktin se ndonëse nënshkruhet mes dy shteteve, emigrantët i përkasin një vendi të tretë.
“Duke parë linjën e Gjykatës Kushtetuese e prissja si vendimin. Është një marrëveshje e veçantë dhe e sforcuar, sepse është midis dy shteteve që është normale, por janë individë që nuk i përkasin as Italisë dhe as Shqipërisë. Disa organizata ndërkombëtare që merren me refugjatët e kanë kundështuar këtë marrëveshje. Edhe BE ka pasur rezervat e tyre”, shtoi ai.
Lidhur me votimin në Kuvend, avokati Ramaj tha se mazhoranca socialiste do e ketë shumë të lehtë ta kaloj si ligj, kjo për faktin se i mjaftojnë votat e saj për t’i dhënë “OK”.
“Në Kuvend, me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij kalon ligji. Rama e ka të thjeshtë për ta kaluar si marrëveshje. Mënyra se si opozita mund ta kundështojë, përveç aksionit politik, duhet të rrisin kërkesllogarinë për sigurinë e tyre. Vendet e BE nuk e kanë pranuar këtë lloj marrëveshje sepse Shqipëria mund të kthehet në baza të emigrantëve dhe kjo do jetë problem për Shqipërinë dhe BE. BE do e ketë më të lehtë ta kontrolloj këtë fluks nga BE sesa nga Shqipëria. Kjo situatë mund të na kthehet në bumerang, sepse mund të kthehen edhe shtete të tjera të kërkojnë të njëjtën gjë”, tha Ramaj.
Avokati theksoi se probelamtikat që do të vijnë nga emigrantët do të jenë në disa fusha, duke nisur që nga turizmi, e për të vijuar më pas me rendin dhe sigurinë. /vizionplus.tv