Kolegji Zgjedhor këtë të hënë ka rrëzuar ankimimin e Partise se Unitetit Kombetar per ç’regjistrimin e kesaj force politike nga zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Gjithashtu ky vendim i formës së prerë së Kolegjit Zgjedhor konfirmon në një farë mënyrë zhvillimin e zgjedhjeve ne kete date sipas kerkeses se mazhorances dhe shkon kunder dekretit te fundit te Metes per anulimin e kesaj date.

 

Kreu i PUK, Idajet Beqiri në fjalën e tij në real Story është shprehur se me vendimin e kësaj të hëne nga Kolegji zgjedhor, shqiptarët janë më të qartë.

 

“Shqiptarët e kanë më të qartë situatën pasi e kishin një ngërc që donte një zgjedhje. Dhe organi më i lartë ui zgjedhjeve Kolegji Zgjedhorqë vendimet e tij janë të forës së prerë derisa ndodheshin në këtë situatë se dekreti i presidentit është i formës së prerë dhe në momentin që ai u botua në Fletoren Zyrtare ishte problem pasi krijoi problem. Ne e ngritëm padinë në bazë të dekretit të presidentit.  KQZ u angazhua në këtë punë se ne i kërkuam se shkaku i opadisë ishte dekreti i presidentit, dhe ne që në tetoir të 2018 ne ishim përgatitur ne kërkuam një përgjigje nga KQZ dhe atoi na thanë se është i pavlefshëm dhe Kolegji Zgjedhor i dha argumentet sot.”

 

Ndërkohë analisti Agron Gjekmarkaj në fjalën e tij në Real Story është shprehur me vendimin e sotëm të Kolegjit Zgjedhor, tregon se vendimi i presidentit është i pavlerë dhe qëndrimi i tij në zyrë është qesharak.

 

“Pas kësaj që i ka ndodhur Ilir Metës, duke mos u marr në konsiderate Kushtetuta, neser e pas eshte nje President qesharak,  nese rri ne ate post. Neser ne oren 8 duhet tja kursej analizat.”

 

Ndërsa analisti Skender Minxhozi ka theksuar se presidenca ka ikur në drejtim të paditur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *