Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 August 2026
Vizion fokus

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politik, deputetë e...

Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush janë viktimat...

Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e...

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për 2...

Arrestohet djali i ministrit, policia heton pjesëmarrjen në organizatë...

Irani: Do dokumentojmë krimet e SHBA-së dhe Izraelit

I nxehti “përvëlon” Europën Jugore, situata më kritike është...

Haaland “shokon” fansat me pamjen e re, ylli i...

Mbledhja me drejtuesit politikë në Pogradec! PS “ngroh motorët”...

Lufta tregtare SHBA- Kanada, dy vendet shpallin tarifat përkatëse...

Vdekja e skulptorit/ Rama: Çfarë trishtimi! Beni ishte ende shumë i ri

9 Gusht 11:15

Kryeministri Edi Rama reagoi për ndarje nga jeta të skuptorit të njohur, Arben Bajo.

Përmes një mesazhi ngushëllimi të përcjellë në “Facebook”, Rama tha se ai ishte ende shumë i ri se kishte akoma shumë për t’i dhënë artit shqiptar.

Kryeministri e vlerësoi Arben Bajon për punën që bënte dhe talentin që kishte.

“Çfarë trishtimi! Ben Bajo nuk do t’i hapë më sytë e as sytë e admiruesve të skulpturës, nuk do të shohin më krijesa të duarve të tij! Ai nuk ia doli dot t’i mbijetojë virusit vdekjeprurës, që vazhdon të marrë jetë njerëzish nga kjo botë, duke sfiduar përparimin marramendës të shkencës e të mjekësisë, me kërcënimin e përsëritjes së kasaphanës së vitit 1918, kur Gripi Spanjoll gllabëroi dhjetra miliona njerëz. Beni ishte ende shumë i ri dhe arti i tij ishte ende në zhvillimin e vrullshëm drejt njehsimit me vetë artistin, çka vetvetishëm reflektonte akoma influencën e disa mjeshtrave të mëdhenj, në ndërkohën që shembëlltyrat e bronxta po merrnin dora-dorës hijen e pangatërrueshme të individualitetit të skulptorit të talentuar.”

Kreu i qeverisë e konsideroi këtë ngjarje si një humbje të madhe. Por ai shtoi se figura e tij do të jetë e pavdekshme për shkak të veprave që ai ka lënë pas.

“Një humbje e madhe kjo për ata që e njohën djalin fisnik, duarartë e fjalëpakë, po edhe për artin bashkëkohor shqiptar po ashtu, që humbi sot një prej bijve të vet më premtues e më të përkushtuar. Eh, jeta është kjo, dihet gjithnjë si mbaron po s’dihet asnjëherë kur mbaron rrugëtimi ynë në këtë botë, ku disa e kanë dhuntinë e fatin të lenë pas diçka që i mbijeton vdekjes, veprën e tyre. Artistët hyjnë tek këta disa dhe kur janë prej vërteti, siç ishte Ben Bajo, kujtimi i tyre pavdekësohet nga prania pa kohë e veprave të tyre mes njerëzve që vijnë e shkojnë, në ndërkohën pa kufi që veprat mbeten. Ngushëllimet më të ndjera të dashurve e të afërmve të Benit, fjalët përballë vdekjes s’kanë asnjë fuqi, po asgjë tjetër veç fjalëve vdekja nuk le për dëshmitarët e saj.😢”

Arben Bajo vdiq pasi u infektua me koronavirus. Ai ishte vetëm 53 vjeç kur u nda nga kjo botë.

Posted Under:
Kryesoret Kulture Vendi
Tagged:
Arben Bajo rama vdiq

Nga e njëjta kategori

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politik, deputetë e ministra dalin nga vila qeveritare në Pogradec

më shumë...

Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush janë viktimat (EMRAT)

më shumë...

Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e para

më shumë...

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për 2 viktima dhe 1 të plagosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:24

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politik,...

6:10

Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush...

5:48

Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir,...

5:38

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet...

5:32

Arrestimi i Vis Kosovës, policia: Dhunoi dhe...

5:16

Arrestohet djali i ministrit, policia heton pjesëmarrjen...

5:13

Irani: Do dokumentojmë krimet e SHBA-së dhe...

4:23

Shoferit i hiqet leja e qarkullimit, merr...

3:39

Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 7...

3:26

I nxehti “përvëlon” Europën Jugore, situata më...

3:24

Aleanca i “hedh qymyr” qeverisë, partia e...

3:10

Kapet me armë në Palasë, arrestohet Vis...

3:03

Operacion antidrogë në Tiranë, 5.2 kg heroinë...

2:53

Haaland “shokon” fansat me pamjen e re,...

2:22

Vrasja në Ksamil, gjendet në ferra thika...

2:15

Mbledhja me drejtuesit politikë në Pogradec! PS...

1:20

Kjo është 45-vjeçarja shqiptare që u vra...

12:56

Lufta tregtare SHBA- Kanada, dy vendet shpallin...

12:50

Shenjat e horoskopit që shpenzojnë para pa...

12:09

Tiranë/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet...

Më të klikuarat

  • Kjo është 45-vjeçarja shqiptare që u vra në Athinë, autori i...
  • Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari i plagosur...
  • Tragjedi në Athinë, 45-vjeçarja ekzekutohet me armë zjarri...
  • Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e para
  • Shoferit i hiqet leja e qarkullimit, merr edhe 50 mijë lekë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.