Subscribe

Situata në skuadrën e kuqe duket se është tensionuar. Një gjest mirënjohës i Valerit duket se ka indinjuar Florianin, i cili më pas është acaruar me të.

Si shenjë mirënjohëse Valeri iu lau këpucët fermerëve që ai është në një grup. Por ky veprim nuk u prit aspak mirë nga Floriani, i cili kërkonte arsyen pse e bëri ai atë veprim. Sipas tij, Valeri kërkonte vëmendje.

Kjo gjë duket se ka mërzitur Valerin, i cili më pas kërkoi ndjesë dhe u shpreh se nuk kishte asnjë qëllim pas veprimit të tij dhe e bëri këtë gjest vetëm si shenjë mirënjohëse.

Pjesë nga biseda:

Valeri: As nuk dua të marr vëmendje dhe as nuk dua të bëj diçka, përveçse t’ju falenderoj. Jemi skuadra e kuqe dhe na ka qëlluar të jemi bashkë në këtë skuadër. Me detaje të vogla unë përpiqem t’ju shpreh mirënjohjen. Faleminderit pafund për emocionet dhe për faktin që më ndenjët afër.

Xhesika: S’bëhet fjal o vëlla që s’do të rrimë afër sepse jemi njerëz.

Valeri: Përsa i përket Florit, Flor…

Xhesika: Po tani të ikim ne? Se s’kemi gjithë ditën të rrimë ketu.

Ditea: Zemra nuk ka gjë më të shëmtutë sesa ku një njeri po përpiqet të shpjegojë diçka pozitive dhe ta kthejnë në diçka tjetër, po tani kini durim.

Xhesika: Zemra është diçka e shëmtutë për ty, por ne kemi dhe gjëra të tjera për të bërë.

Ditea: Po çfarë gjëje ke ti kaq shumë të rëndësishme që nuk të pret ty 5 minuta.

Valeri: Flor, mirënjohja është diçka që është e pakët në këtë jetë dhe nuk e prisja se do të më zgjidhje si fermer i fortë. Dhe t’i lava këpucët me shumë respekt.

Floriani: Faleminderit shumë që na i lave këpucët gjest shumë i bukur, mund t’i kishim larë dhe vetë. Për çfarë e bëre këtë se nuk e mora vesh?

Valeri: E bëra vetëm për respect për mirënjohje. Unë jam njeri i detajeve dhe dua të them se unë nuk jam as shërbëtori juaj as nuk dua t’ju mësoj si lahen këpucët, sepse e di që ju i bëni më së miri vetë pa nevojen e askujt tjetër.

Renisi: Një gjest i mirë nuk i bën keq askujt, kështu që faleminderit.

Floriani: Smë pëlqeu fare kjo që bëre dhe thua këto poezitë e liderit.

Valeri: Po cili lidër more? Unë të konsideroj ty.

Floriani: Jo jo fare. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *