Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion mbi Izraelin

Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar në Sllovaki

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen momentet e...

Përfundon dita e 79 e protestës, nis marshimi në...

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit, 4 të...

Vijon të mbetet e rënduar situata në pyjet e...

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra aktive,...

Tragjedi në brigjet e Libisë, 7 emigrantë humbin jetën...

Universiteti Mjekësisë mbështet të gjitha kërkesat e studentëve

17 Dhjetor 10:45

Universiteti i Mjekësisë ka vendosur që të mbështesë kërkesat e studentëve për përgjysmimin e tarifave dhe të 7 kerkesave të tjera të propozuar prej tyre.

 

Vendimi u morr pas mbledhjes së përbashkët që Senaati Akademik I UMT-së zhvilloi me Bordin e Administrimit, Rektoratin, Dekanatët dhe Drejtorët përkatës të Rektoratit.

 

Në një deklaratë të shpërndarë për shtyp, UMT thekson gjithashtu se i ka kërkuar çdo fakulteti të mjekësisë që të të bëjë një analizë të plotë të kostove financare për çdo program studimi dhe t’i paraqesë ato për vlerësim në Senatin Akademik dhe Bordin e Administrimit.

 

Më poshtë deklarata e plotë:

Senati Akademik i UMT-së në mbledhjen e përbashkët me Bordin e Administrimit, Administratorin, Rektoratin, Dekanet dhe Drejtorët përkatës të Rektoratit, në datat 11.12.2018 dhe 14.12.2018, shqyrtoi me përgjegjësi të lartë kërkesat e paraqitura nga Këshillat Studentore të UMT-së dhe vendosi:

 

1-Të mbështesë kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave te studimit. Senati Akademik pasi vlerësoi treguesit e buxhetit të vitit akademik 2018-2019 kërkon që efekti financiar që vjen nga ky reduktim të mbulohet nga granti i buxhetit të shtetit, pasi në të kundërt përgjysmimi i tarifave të studimeve, përballuar vetëm nga fondet e Universitetit do të rrezikonte qëndrueshmërinë financiare të institucionit dhe do të ndikonte negativisht në cilësinë akademike.

 

2-Bazuar në analizën financiare, Senati Akademik vendosi heqjen e gjithë tarifave të shërbimeve për studentët.

 

3-Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit i kërkoi çdo fakulteti të bëjë një analizë të plotë të kostove financare për çdo program studimi dhe t’i paraqesë ato për vlerësim në Senatin Akademik dhe Bordin e Administrimit.

 

4-Përsa i përket kërkesave të tjera, krahas mbështetjes për plotësimin e menjëhershëm të shumë prej tyre, i kërkoi Rektoratit, Dekanateve dhe Departamenteve të ngrenë grupe të përbashkëta pune me Keshillat Studentore përkatëse, për të analizuar dhe adresuar problematikat e ngritura në këto ditë proteste dhe në vazhdim, në mënyrë që ato të gjejnë zgjidhje dhe të reflektohen në dokumentet zyrtare të universitetit.

 

5-Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit vendosi të realizojë një audit të gjërë të aktivitetit akademik dhe financiar të Fakulteteve përkatëse për 10 vitet e fundit dhe UMT-së prej ditës të konstituimit të tij me synim evidentimin e problematikave dhe korrigjimin apo përmirësimin e tyre.

 

6-Senati Akademik, në vlerësim edhe të kërkesave të studentëve vendosi të përmiresojë trasparencen duke pasqyruar në faqen zyrtare të tij aktivitetin financiar të universitetit.

 

7-Senati Akademik duke vlerësuar kontributin e pedagogëve të UMT-së në formimin ndër vite të profesionistëve të shëndetit, i fton ata, në respektim të lirisë së tyre akademike, të marrin pjesë së bashku me studentët në një diskutim të gjërë për përmirësimin e cilësisë akademike dhe shkencore të arsimit mjekësor, pasi studentët dhe pegagogët përbëjnë dy kolonat bazë në të cilat mbështetet formimi universitar.

 

8-Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit përshëndesin çdo lëvizje studentore që i shërben përpjekjeve tona të vazhdueshme për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë mjekësor.

 

 

Posted Under:
Vendi
Tagged:
Deklarate Kërkesë Plotësim Studentet

Nga e njëjta kategori

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen momentet e shpërthimit në Vlorë

më shumë...

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit, 4 të plagosur, njëri me djegie të shumta

më shumë...

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra aktive, mbi 400 forca në terren dhe 3 helikopterë

më shumë...

Situata me zjarret/ Ministri Nufi: Dy helikopterë dhe dhjetëra efektivë në aksion, nuk ka rrezik për zonat e banuara

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:49

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

10:47

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion...

10:31

Huthit sulmojnë një anije në Detin e...

10:29

Krem apo sprej kundër diellit? Ja cili...

10:16

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar...

10:04

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen...

9:42

Përfundon dita e 79 e protestës, nis...

9:08

Si të dallojmë dikë që gënjen

9:02

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit,...

8:47

Vijon të mbetet e rënduar situata në...

8:34

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7...

7:52

Tragjedi në brigjet e Libisë, 7 emigrantë...

7:47

Dita e 79-të e protestës, qytetarët marshojnë...

7:34

Sulm me armë, vriten 3 persona, mes...

7:26

Ushqimet që lehtësojnë fryrjen dhe qetësojnë tretjen

7:15

Irani kërcënon SHBA-në: Do të marrim vendime...

7:09

“Fluturoi helika më pas shpërtheu në flakë”,...

6:40

Fluks i lartë qytetarësh në pikën kufitare...

6:32

Aksident tragjik në Greqi, rrëzohet helikopteri gjatë...

6:18

Pamje të rënda! Momenti kur taksisti përplas...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin...
  • Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.