Një shqiptar u arrestuar nga policia italaine, pasi u kap me një kilogram kokainë.

Shqipëria i cili ishte duke udhëtuar nga Roma drejt Tuscia, u ndalua nga policia dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e karabinerisë, atij iu gjet me vete dhe një kilogram lëndë narkotike e llojit kokainë.

Në kuadër të kontrolleve të kryera nga Karabinierët përgjatë arterieve kryesore rrugore Karabinierët e Njësisë Hetimore Viterbo arrestuan një shtetas shqiptar, banues në kryeqytet, i cili po transportonte një kg kokainë nga kryeqyteti dhe të destinuar për tregun me pakicë në Tuscia”, thuhet në mediat italiane.

Kontrolli është pjesë e fushatës për të luftuar trafikun e drogës që Karabinierët po zhvillojnë në të gjithë territorin e provincës.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *