Një shqiptar është dënuar me 5 vite burg nga gjykata italiane për grabitje me dhunë.

 

Sipas mediave italiane i dënuari është 23 vjeçarin shqiptar, Mariglen Cybi, i njohur ndryshe edhe si Davide De Gaetano, shqiptari u arratis më 5 gusht të vitit 2017 nga spitali, ku ndodhej i shtruar. Shqiptari ishte plagosur gjatë një ndjekjeje pas tentativës për vjedhjen e një makine në Spoltore.

 

Nën justifikimin se po shkonte në banjë, atij i ishin hequr prangat. I riu goditi oficerët duke u arratisur. Megjithatë, në muajin qershor të këtij viti, ai u arrestua në Romë për disa akuza, si lëndime personale, vjedhje makinash, posedim armësh, etj.

 

Ndër të tjera mediat italiane shkruajnë se dikush e kishte ndihmuar atë të fshihej gjatë gjithë asaj kohe, por ende nuk dihet se kush është bashkëpunëtori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *