Ndërron jetë në spitalin e Traumës efektivi i Rrugores në Berat, i aksidentuar para disa ditësh.

 

Makina e policisë me të cilën udhëtonte efektivi Myslym Bakërri me një koleg të tij u përplas me një mjet tjetër tip Volsvagen në aksin Urë Vajgurore – Kuçovë.

 

Pas përplasjes, të dyja mjetet dolën jashtë rruge dhe përfunduan në një kanal. Efektivi Bakerri u dërgua me urgjence drejt Spitalit te Traumës në Tiranë, ku mëngjesin e sotëm ndërroi jete.

 

Nga aksidenti mbeti plagosur edhe kolegu i tij si dhe drejtuesi i mjetit Volkswagen, me iniciale E.Sh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *