Raundi i fundit i negociatave për armëpushim në Rripin e Gazës përfundoi të martën pa përparim të rëndësishëm, raporton Sky News.

Hamasi u takua me ndërmjetësit në Kajro, ndërsa Izraeli nuk dërgoi përfaqësues, thuhet se donte të shihte paraprakisht një listë të të gjithë pengjeve ende gjallë.

Lexo edhe :

Related Posts

Zyrtari i lartë i Hamasit, Bassem Naim tha se kjo nuk do të ishte e mundur pa një armëpushim, sepse pengjet ishin të shpërndarë në të gjithë zonën e luftës.

“Netanyahu nuk dëshiron të arrijë një marrëveshje dhe topi tani është në fushën e amerikanëve”, tha ai.

Uashingtoni tha se një marrëveshje, e miratuar nga Izraeli, ishte tashmë në tryezë dhe se i takonte Hamasit ta pranonte atë, por Hamasi e kundërshtoi këtë.

Bisedimet në Kajro ishin përshkruar si pengesa përfundimtare për një armëpushim 40-ditor për të liruar dhjetëra pengje dhe për të ofruar ndihmë për civilët. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *