Dhunë seksuale dhe përdhunim në grup besohet të jenë kryer gjatë sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Një ekip i OKB-së deklaroi se si përfundim i disa hetimeve rezulton të ketë baza të arsyeshme për të besuar se ka pasur edhe dhunë seksuale.

Lexo edhe :

Related Posts

Po ashtu, pengjet dyshohet se i janë nënshtruar dhunës seksuale.

“Ekipi i misionit zbuloi se ka arsye të arsyeshme për të besuar se dhuna seksuale e lidhur me konfliktin ka ndodhur në shumë vende gjatë sulmeve të 7 tetorit,” thuhet në raportin e OKB-së .

Nga ana tjetër, Hamasi ka mohuar se personat e armatosur kanë sulmuar seksualisht gratë gjatë sulmeve.

Persona të armatosur të Hamasit depërtuan në Izraelin jugor më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke marrë peng 253 të tjerë.

Izraeli u përgjigj duke nisur një fushatë ushtarake në Gaza, gjatë së cilës janë vrarë 30,500 njerëz, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *