Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, foli për rezultate të zymta pas vizitave të para të anëtarëve të organizatës në spitalet “Al-Awda” dhe “Kamal Antoine” në Gaza, që nga fillimi i tetorit.

“Mungesa e ushqimit ka sjellë vdekjen e 10 fëmijëve dhe nivele të rënda të kequshqyerjes, ndërsa ndërtesat e spitaleve janë shkatërruar”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Lexo edhe :

Related Posts

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit në Gaza raportoi të dielën se të paktën 15 fëmijë vdiqën nga kequshqyerja dhe dehidratimi në spitalin Kamal Antoine.

Një fëmijë i gjashtëmbëdhjetë vdiq të dielën në një spital në qytetin jugor të Rafah, njoftoi të hënën agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa.

Dr Tedros raportoi nivele të rënda të kequshqyerjes, fëmijë që vdesin nga uria, mungesa të rënda të karburantit, ushqimit dhe furnizimeve mjekësore, ndërtesa të dëmtuara spitalore në Gazën veriore, ku rreth 300,000 njerëz jetojnë me pak ushqim ose ujë të pastër.

OKB-ja paralajmëroi javën e kaluar se uria në Gaza ishte pothuajse e pashmangshme. Një zyrtar i lartë i ndihmës i OKB-së paralajmëroi se të paktën 576,000 njerëz në të gjithë Rripin e Gazës – një e katërta e popullsisë – u përballën me nivele katastrofike të pasigurisë ushqimore dhe një në gjashtë fëmijë nën dy vjeç në veri vuanin nga kequshqyerja akute. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *