Liderët e Bashkimit Evropian miratuan paketën e re të ndihmës prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën këtë të enjte. President i Këshillit, Charles Michel, përmes një reagimi në rrjetet sociale bëri të ditur lajmin pak orë pas nisjes së samitit në Bruksel.

 “Kjo zhbllokon financimin e qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën. BE-ja po merr udhëheqjen dhe përgjegjësinë në mbështetje të Ukrainës. Ne e dimë se çfarë është në rrezik.”

Lexo edhe :

Related Posts

Krerët e 27 shteteve ranë dakord pavarësisht këmbënguljes për bllokim të kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban.  Ky i fundit u tërhoq pas takimit që zgjati mbi 10 orë me kryeministren italiane Meloni, kancelarin Scholz si dhe presidentët Macron e Von der Leyen.

Pas miratimit të paketës reagoi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, i cili tha se vendimi dëshmon edhe një herë unitetin e fortë të BE-së.

Paketa katërvjeçare parashikon të mbajë në këmbë ekonominë e Ukrainës me para për spitalet, shkollat, pagat dhe pensionet e nëpunësve civilë.

Ndihmat e vazhdueshme ndaj Ukrainës kanë ndikuar ekonominë e të gjithë vendeve të Europës. Por liderët janë shprehur se ndërprerja e parave për Kievin do të çonte në fitoren e sigurt të Rusisë, e cila do të kërcënojë më pas të gjithë rajonin./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *