“Marrëveshja e BE për një ndihmë prej 50 milionë dollarësh për Ukrainën dëshmon edhe një herë unitetin e fortë të Bashkimit Evropian”, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pas heqjes së vetos hungareze për këtë paketë.

“Është shumë e rëndësishme që vendimi është marrë nga 27 liderët, gjë që dëshmon edhe një herë unitetin e fortë të BE-së”, tha presidenti ukrainas në X (ish-Twitter).

Lexo edhe :

Related Posts

“Një ndihmë e tillë do të rrisë stabilitetin ekonomik dhe financiar në afat të gjatë, gjë që nuk është më pak e rëndësishme se ndihma ushtarake për Kievin përballë agresionit rus”, shtoi ai.

Sot, gjatë samitit urgjent të BE-së, 27 vendet arritën një marrëveshje për të ofruar 50 miliardë euro shtesë ndihmë për Ukrainën.

Atij i parapriu një takim shumëpalësh i liderëve të vendeve të BE-së me kryeministrin hungarez Viktor Orbán, i cili u thirr nga Charles Michel përpara fillimit të Samitit të jashtëzakonshëm.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri italian Giorgia Meloni morën pjesë në takimin që synonte tejkalimin e kundërshtimeve të Viktor Orban për paketën e ndihmës ekonomike për Ukrainën, në vlerën 50 miliardë euro në katër vitet 2024-2027. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *