Ish-deputeti LSI, Viktor Tushaj ka sulmuar kryeministrin Rama në lidhje me çështjen e pezullimit të vizave.

 

Në një postim në “Facebook”,  Tushaj shprehet se pezullimin e vizave nuk e mendonte askush dhe se vetë qeveria holandeze nuk e besonte një gjë të tillë.

 

Tushaj akuzon kryeministrin se ka dështuar dhe se po triumfon sukseset imagjinare.

 

“Askush, brenda dhe jashte Shqiperise, nuk e mendonte dhe as nuk deshironte qe te pezullohej rregjimi i vizave per shqiptaret. Kjo do te ishte burgosja masive e qytetareve te thjeshte dhe te ndershem te ketij vendi. As vete qeveria hollandeze e aq me pak Komisioni Europian nuk e besonin por mesazhi i tyre duhet lexuar qarte dhe asimiluar shpejt. Kryeministri yne, i deshtuar dhe i kapur, triumfalisht e quan sukses. Ai ne vend qe ti bjere kokes me grushta per deshtimin spektakolar i bie tavolines per sukseset imagjinare te rilindjes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *