Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për...

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët:...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e...

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

Zjarr në një banesë në Levan

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e Vizion Plus,...

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane në Shën...

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve për paqe...

Presidenti Begaj takon Michael Granoff, fokus te projektet për bujqësinë, turizmin dhe inovacionin

6 Maj 18:27

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, z. Michael Granoff si dhe drejtuesit ekzekutive të AADF-së.
Takimi u fokusua në projektet më të fundit të këtij fondacioni, që synojnë zhvillimin e sektorit të bujqësisë, turizmit, arsimin e femijëve në fushën e inteligjencës artificiale, si edhe lidhjes së  komunitetit të kërkuesve shkencorë të Diasporës me institucionet shqiptare.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi i AADF-së midis akademikëve shqiptarë në Diasporë dhe institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri përmes “READ Fellowship”, si edhe projektet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, promovimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik në dobi të sipërmarrësve dhe qytetarëve shqiptarë.

Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin jetëgjatë të këtij fondacioni, i cili ka dhënë rezultate të prekshme në shumë fusha të zhvillimit të vendit dhe që vijon këtë traditë aktualisht me 37 projekte në të gjithë sektorët me ndikim thelbësor në avancimin e këtij zhvillimi.

Presidenti i Republikës përgëzoi zotin Granof për nismën “TOKA”, e cila synon zhvillimin e sektorit bujqësor në Shqipëri në linjë me standardet e Bashkimit Evropian dhe ato amerikane.

“Sektori i bujqësisë ka nevojë të rrisë produktivitetin dhe konkurrueshmërinë, standardet e cilësisë dhe sigurinë ushqimore”, – theksoi Presidenti i Republikës, e në këtë aspekt  projekti i

Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit sjell përmes ekspertizës dhe investimit një mbështetje për zhvillimin e fshatit dhe gjenerimin e të ardhurave. Presidenti Begaj falënderoi krerët e fondacionit për arritjen e përfshirjes në UNESCO në një kohë relativisht të shkurtër në sajë të ekspertizës së thelluar të vlerave tona kombëtare, si: “Xhubleta” dhe “Lahuta”.

Kreu i Shtetit vlerësoi, gjithashtu, nismat ambicioze për të shtuar në Listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s edhe elemente të tjera, siç janë: “Dollia”, “Moti i Madh”, “Plisi” dhe Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, të cilat janë tashmë pjesë e Regjistrit tonë Kombëtar të Trashëgimisë.

“Projektet tuaja janë të prekshne, të vlerësuara nga shqiptarët dhe institucionet. Rezultatet e tyre mund dhe duhet të shërbejnë si modele suksesi për t’u ndjekur”, theksoi Kreu i Shtetit gjatë takimit me drejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
BEgaj Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për banesat është shmangur

më shumë...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për të shmangur përshkallëzimin

më shumë...

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët: Dimali duhet të jetë bashki

më shumë...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e luftës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:45

7 përfitimet e mollëve për shëndetin

10:39

Kujdes! Këto shenja në duar sinjalizojnë se...

10:35

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren:...

10:24

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

10:24

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti...

9:56

Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit...

9:46

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në...

9:33

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për...

9:04

Zjarri në Pukë, kryebashkiaku për Vizion Plus:...

8:56

Rama fton të rinjtë për tu bërë...

8:34

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

8:16

Zjarr në një banesë në Levan

8:07

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e...

8:06

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

7:09

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane...

6:59

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve...

6:27

Tjetër dramë sociale në Shqipëri! Një e...

6:26

Suedia blen HIMARS nga SHBA, marrëveshja kap...

6:05

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm...

5:56

Rama nga Vlora: “Parku Aulona” do të...

Më të klikuarat

  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen pes...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.