Benjamin Netanyahu dhe udhëheqja izraelite janë të vetmit përgjegjës për përshkallëzimin e tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme, ka thënë Turqia.

Presidenti turk Rexhep  Tajip Erdogan tha se Izraeli “po përpiqet të provokojë një konflikt rajonal dhe se  sulmi i tij ndaj ambasadës së Iranit në Damask ishte pika e fundit”.

Lexo edhe :

Related Posts

Irani tha se sulmi i tij ndaj Izraelit në fundjavë ishte në hakmarrje për një sulm të dyshuar izraelit në konsullatën iraniane. 

Në një konferencë shtypi, presidenti turk u bëri thirrje të gjitha palëve që të veprojnë me “arsyen e logjikës”. Presidenti turk kritikoi gjithashtu Perëndimin për dënimin e sulmit të Iranit, por heshtjen për sulmin izraelit në konsullatën e Iranit. 

Irani përdori qindra dronë, raketa balistike dhe raketa lundruese gjatë sulmit kundër Izraelit në fundjavë. Sulmi i të shtunës ishte i pari i drejtpërdrejtë që Irani e kreu kundër Izraelit, pavarësisht armiqësisë së vjetër mes këtyre dy vendeve.

Izraeli do ti përgjigjet sulmeve te Iranit. Kështu ka deklaruar shefi i ushtrisë izraelite Herzi Halevi

Ky lëshim i kaq shumë raketave dhe dronëve  në territorin izraelit  do të përballet me një  përgjigje. Ushtria jonë  mbetet e gatshme t’i kundërpërgjigjet   çdo kërcënimi nga Irani dhe përfaqësues të tij  si dhe të vazhdoj misionin për të mbrojtur Izraelin” , tha shefi i ushtrisë izraelite.

Por një tjetër përgjigje e menjëhershme erdhi edhe nga Irani . Sipas agjencisë zyrtare shtetërore të lajmeve  IRNA zëdhënësi i ushtrisë deklaroi se Teherani do të reagojë edhe më ashpër nëse do të ketë sulme nga Izraeli.

“U kujtojmë krerëve të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë që të ndalojnë mbështetjen e regjimit terrorist  të Izraelit. Republika Islamike e Iranit ka dëshmuar se nuk është një luftënxitëse dhe nuk kërkon të përhapë luftën. Përgjigja do të jetë më e fortë nëse regjimi kryen një akt më të ashpër agresiv”, tha zëdhënësi i larte i ushtrisë iraniane, Abolfazl Shekarchi .

Ndërkohë mediat e huaja raportojnë  gjithashtu se në televizionin shtetëror në Iran, zëvendësministri i Jashtëm Ali Bagheri Kani u shpreh se vendi i tij nuk do të presë 12 ditë për t’iu përgjigjur një sulmi tjetër izraelit, por do të hakmerret brenda  disa sekondash.  Po ashtu edhe presidenti i Iranit Ebrahim Raisi  në  një telefonatë që pati me emirin e Katarit paralajmëroi  se veprimi më i vogël  kundër interesave iraniane do të marrë një përgjigje të ashpër./Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *