Mijëra njerëz u mblodhën në Minneapolis, në shtetin e Minesotas, për të kujtuar George Floyd, 46-vjeçarin afrikano-amerikan i cili u vra nga policia dhe është bërë simbol i racizmit në SHBA.

Ceremonitë përkujtimore do të vijojnë gjashtë ditës ne tre shtete. Pasi prokurorët në Minesota akuzuan tre oficerë të tjerë të policisë dhe ngritën një akuzë të re, më të ashpër kundër Derek Chauvin, policit kryesor të përfshirë në këtë rast, protestat kanë qënë kryesisht paqësore.

Ish oficeri Chauvin tani përballet me akuzën për vrasje të shkallës së dytë, dhe mund të dënohet deri në 40 vjet burg.

Më shumë se 10,000 njerëz janë arrestuar në protestat që kanë tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga vrasja e Floyd. Presidenti amerikan Donald Trump i ka quajtur njw pjesw tw protestuesve tw dhunshwm si terroristë.

Shefi I shtwpisw sw bardhw dhe disa prej zyrtarëve të lartë të administratës së tij akuzojnë për aktet e dhunës, provokatorë “të së majtës radikale”. Prokurori i Përgjithshëm William Barr e ka drejtuar gishtin tek “grupet ekstremiste të majta”, përfshirë Antifa-n, një rrjet grupesh autonome të majta që zbatojne praktika përplasjeje për të arritur qëllimet e tyre politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *