Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të SHBA-së, ku një mësuese është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj para syve të dy fëmijëve të tyre të mitur, pasi fillimisht i rrëmbeu.

Jamie Bukowski Felix ishte një mësuese në Manatee Academy K-8 School në Port St. Lucie të Floridas, e cila madje u emërua “Mësuesja e Vitit”, sipas postimeve në mediat sociale të shkollës.

Ray Felix dhe Jamie ishin në proces divorci për shkak të incidenteve të dhunës në familje dhe kishin dy fëmijë, përkatësisht 17 dhe 10 vjeç.

Gjithçka filloi të premten e kaluar në mesditë në orën 16:00, kur Ray iu afrua familjes së tij i maskuar në parkingun e një dyqani dhe i futi të gjithë në makinën e tij nën kërcënimin e armës.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 19:30, kur policia ka marrë disa telefonata për ngjarjen dhe pak më pas ka lokalizuar edhe Rayn, pasi fillimisht i kishte kthyer automjetin me qira kompanisë nga e cila e kishte marrë. Sapo pa policinë, Ray ktheu armën kundër vetes dhe vrau veten teksa po afroheshin.

“Ray qëlloi veten”, tha zëdhënësi i policisë së West Palm Beach, Mike Jackles për gazetën lokale TCPalm. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *