Një gjë që këngëtarja Tuna dhe Patris Berisha dinë të bëjnë mirë, është të bëjnë lëmsh rrjetin. Marrëdhënia e prindërve të dy fëmijëve ka qenë gjithmonë në pikpyetje dhe ata nuk i kanë vënë asnjëherë pikat mbi i.

Por ditën e djeshme, ata janë shfaqur në një foto bashkë, me dy fëmijët e tyre ku përcjellin imazhin e një familje të lumtur.

Kjo foto vjen gati një vit pasi çifti bëri xhiron e mediave në maj 2023 kur u bënë bashkë duke na sjellë një portret shumë të ëmbël familjar. Shkak u bë festa e abetares së Tian. Këngëtarja ndau asokohe në Instagram foto me djemtë e saj dhe Patrisin, ku dukeshin të buzëqeshur e sigurisht shumë krenarë për të voglin e tyre./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *