Subscribe

Nga Esido Barkaj 

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e famshme Metamorfoza.

Lexo edhe :

Related Posts

Të pandehur janë marrë 6 persona, biznesmeni Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviq, Astmer Bilali, ish-drejtori i Operacionales Oltion Bistri, ish-efektivi Ardrit Hasanbegaj, ish-prokurori i Kukësit Xhevahir Lita si dhe Edmond Preka.

Sipas SPAK Pëllumb Gjoka akuzohet për vrasje me paramendim në lidhje me ekzekutimin e Gjin Ndoj, krim i ndodhur në gusht të vitit 2020 në Shkodër.

Gjoka gjithashtu akuzohet edhe për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje në dëm të Kleant Musabelliut dhe Dorian Dulit.

Ndaj tij rëndojnë dhe akuzat e grupit të strukturuar kriminal, korrupsion dhe armëmbajtje pa leje.

Me të njëjtat akuza është dërguar në gjykatë Behar Brajoviqi.

Akuza të rënda rëndojnë dhe ndaj Edmond Prekës, për vrasjen e Ndojit, sigurimi i mjeteve për të kryer vrasjen e Kleant Musabelliut, armëmbajtje dhe grup i strukturuara kriminal.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme Astmer Bilali akuzohet se ka qënë i përfshirë në planin për ekzekutimin e Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit. Ish-efektivi i policisë Ardrit Hasanbegaj akuzohet gjithashtu për të njëjtat vepra penale si Bilali.

Sa i takon ish-drejtorit të lartë të Policisë së Shtetit, Oltion Bistri ai akuzohet për korrupsion, zbulim të të dhënave sekrete dhe pastrimi i produkteve penale. Nga ana tjetër ish-prokurori Xhevahir Lita do të përballet në Gjykatën e Posaçme me akuzat e korrupsionit kryer në dy raste dhe zbulimi i të dhënave sekrete.

Në kuadër të këtyre hetimeve SPAK ka sekuestruar disa prona afro 800 mijë m2 pasuri e paluajtshme të llojit ‘Pyll’ në plazhin e Velipojës, 5 ndërtesa ku përfshihen apartamente dhe dyqane me vlerë afro 1 milion euro etj.

Ndërkohë SPAK sqaron se për personat e tjerë nën hetim, mes të cilëve edhe Ervis Martinaj, ende nuk janë ekzekutuar masat e sigurimit për shkak se vijojnë hetimet në fraksionin e dytë të kësa dosjeje, ku dyshohet të jenë të përfshirë personazhe të tjerë të botës së krimit, por edhe drejtues të lartë brenda Policisë së Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *