Subscribe

Një 60 vjeçare është aksidentuar teksa kalonte në vijat e bardha në kryqëzimin e fshatit Udënisht në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë

Sipas policisë 60 vjeçarja ka qenë duke lëvizur në vijat e bardha nga njëri krah i aksit nacional në krahun tjetër kur është përplasur nga mjeti tip “Benz” që po lëvizte nga Qafë Thana në drejtim të Pogradecit

E aksidentuara është dërguar menjëherë në spitalin e Pogradecit me plagë në trup por mjekët bëjnë të ditur se gjendja e saj nuk paraqet rrezik për jetën

Nga ana tjetër drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Pogradecit dhe po merret në pyetje për rrethanat e këtij aksidenti.

Vetëm pak minuta më vonë shumë pranë vendit të aksidentit ka patur një tjetër aksident, por fatmirësisht nga përplasja e dy mjeteve nuk ka patur të lënduar.

Në të dyja rastet sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor drejtuesit e mjeteve kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara në kushtet e shiut./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *