Zbardhet ngjarja e rëndë e 16 gushtit në Nikel të Krujës ku iu vu tritol një biznesi.

 

Policia arrestoi në flagrancë, si autor i dyshuar për ngjarjen e mësipërme shtetasin B.Sh., 24 vjeç, banues në Nikël, për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

 

Po ashtu është shpallur në kërkim shtetasi E.Sh., 28 vjeç, banues në Nikël.

 

 

Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

  • 5 fitila zjarrëpërcjellës;
  • 5 kapsolla detonatore.

 

Nga sasia e tritolit që shpërtheu në  parukerinë e 28 vjecares R.Sh., për fat të mirë nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *